Në ambientet e burgut të Durrësit u zhvilluan kontrolle të befasishme nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sipas informacioneve, gjatë verifikimeve është konstatuar se i dënuari Artur Hoxhosmani është kapur në qeli në posedim të një telefoni celular, send i ndaluar në institucionet penitenciare.
Hoxhosmani është një nga personat e akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Arturi dhe vëllai i tij, Klevis Hoxhosmani, së bashku me Ermir Ndrejajn dhe Plarent Dervishajn, dyshohen se kanë trafikuar rreth 6 ton kokainë, me vlerë tregu të përllogaritur në rreth 411 milionë euro. Grupi u godit nga SPAK në korrik, ku u arrestuan 6 persona, ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim.
Sipas SPAK, aktiviteti kriminal është dokumentuar kryesisht gjatë vitit 2020, ku sasi të mëdha droge dyshohet se janë trafikuar nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian. Hetimet vijojnë për të zbuluar mënyrën se si telefoni celular ka hyrë në burg dhe për të identifikuar personat përgjegjës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)