“U financua nga pasuritë e konfiskuara të krimit”, ambasadori i BE-së, Gonzato: Mbuluan 80% e rikonstruksionit të GJKKO

U vlerësua fakti se godina është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta europiane, duke theksuar se projekti është mbështetur nga Bashkimi Europian.

15.05.2026. 14:21

“U financua nga pasuritë e konfiskuara të krimit”, ambasadori i BE-së, Gonzato: Mbuluan 80% e rikonstruksionit të GJKKO

Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë zbuloi detaje nga takimi që ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato së bashku me një delegacion zhvilloi në ambientet e rikonstruktuara të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjatë takimit me kryetarin në detyrë të kësaj gjykate, gjyqtarin Erion Bani, u diskutua mbi rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës gjyqësore.

Sipas Gonzatos, ky duhet të mbetet një prioritet jo vetëm për GJKKO-në, por në të gjithë Shqipërinë. Ambasadori i BE-së vlerësoi faktin se godina është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta europiane, duke theksuar se projekti është mbështetur nga Bashkimi Europian, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e financimit është siguruar nga pasuritë e sekuestruara nga krimi.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, “80% e kostos së rikonstruksionit është mbuluar përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara, një model që sipas BE-së përforcon luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Gjatë vizitës u diskutua gjithashtu edhe roli i GJKKO në rritjen e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe ruajtjen e standardeve të larta në vendimmarrje.

Ambasadori Gonzato theksoi se investimet në infrastrukturën e gjyqësorit janë thelbësore për të garantuar siguri, transparencë dhe akses më të mirë në drejtësi. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)