Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i gatshëm të pranonte një pezullim 20-vjeçar të programit bërthamor iranian, nëse Teherani jep garanci reale dhe të besueshme për zbatimin e marrëveshjes. Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e “Air Force One”, Trump u shpreh se një ndalim afatgjatë i programit bërthamor do të ishte i pranueshëm vetëm në rast se angazhimi i Iranit është “i vërtetë”.
Ai theksoi gjithashtu se kishte hedhur poshtë propozimin e fundit negociues të Iranit pa e lexuar deri në fund. “E pashë dhe nëse nuk më pëlqen fjalia e parë, e hedh në kosh dhe kaq. Ishte një fjali e papranueshme. Nëse ata e mbajnë bërthamoren në çfarëdo forme, unë nuk lexoj më tej”, deklaroi Trump.
Ndërkohë, në një intervistë të mëparshme për emisionin “Hannity” në Fox News, Trump paralajmëroi se durimi i tij ndaj Iranit “po shteron”, pas një bisede që zhvilloi me presidentin kinez Xi Jinping lidhur me konfliktin mes SHBA-së dhe Teheranit.
Trump theksoi se Xi i është ofruar të ndihmojë për çështjen iraniane dhe se Kina nuk do t’i dërgojë armë Teheranit, ndonëse vazhdon të blejë naftë iraniane. Sipas presidentit amerikan, është në interesin e të gjithëve që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore dhe që ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)