Lot, përqafime dhe bisedat e para me familjarët: Pamjet e ushtarëve ukrainas që kthehen në shtëpi

Shumica e tyre mbaheshin rob që prej vitit 2022. Në mesin e të liruarve janë edhe mbrojtës të Mariupolit dhe të kompleksit Azovstal, një nga betejat më simbolike të luftës në Ukrainë.

15.05.2026. 12:27

Lot, përqafime dhe bisedat e para me familjarët: Pamjet e ushtarëve ukrainas që kthehen në shtëpi

Pamje emocionuese të ushtarëve ukrainas të cilët ishin kapur rob nga rusët dhe u liruan, po qarkullojnë masivisht në internet. Aty shihen momente emocionuese, mes lotëve, përqafimeve dhe telefonatave të para me të afërmit e tyre pas kthimit në Ukrainë.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se 205 persona, të cilët dolën në front për të brojtur Ukrainën janë kthyer në shtëpi, si pjesë e fazës së parë të shkëmbimit të të burgosurve të luftës, të njohur si marrëveshja “1000 për 1000”. Sipas tij, nga robëria ruse janë liruar pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Gardës Kombëtare dhe Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare, duke përfshirë ushtarë, rreshterë dhe oficerë.

Shumica e tyre mbaheshin peng që prej vitit 2022. Në mesin e të liruarve janë edhe mbrojtës të Mariupolit dhe të kompleksit Azovstal, një nga betejat më simbolike të luftës në Ukrainë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)