Kurti pret Kos: Nuk ka siguri për Evropën pa Kosovën

Ajo nënvizoi se zgjerimi i BE-së tashmë lidhet edhe me sigurinë dhe stabilitetin e Evropës, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor.

Burimi: Telegrafi

15.05.2026. 13:24

Kurti pret Kos: Nuk ka siguri për Evropën pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë vizitës së saj në Prishtinë deklaroi se e ardhmja e Kosovës lidhet ngushtë me të ardhmen e Evropës, duke theksuar se siguria në kontinent nuk mund të mendohet pa Kosovën.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ajo tha se Bashkimi Evropian po hyn në një fazë të re të zgjerimit, ku ekzistojnë mundësi reale për anëtarësime të reja në vitet e ardhshme.

“Ka vend për Kosovën në Bashkimin Evropian. Sa më e suksesshme të jetë Kosova në reformat dhe në dialogun me Serbinë, aq më afër do të jetë procesi i integrimit”, u shpreh Kos.

Ajo nënvizoi se zgjerimi i BE-së tashmë lidhet edhe me sigurinë dhe stabilitetin e Evropës, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor.

“Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë e rëndësishme e së ardhmes europiane”, deklaroi komisionerja europiane.

Nga ana e tij, Kurti vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe ritheksoi përkushtimin e institucioneve për rrugën europiane të vendit.

“Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet objektiv strategjik i Kosovës dhe ne do të vazhdojmë me reformat që e afrojnë vendin me BE-në”, tha Kurti.

Gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e krijimit të institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale pas zgjedhjeve, ndërsa Kos paralajmëroi rikthimin e saj në Prishtinë për të vijuar diskutimet mbi procesin integrues, reformat dhe mbështetjen financiare të BE-së për Kosovën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)