Armë me vlerë mbi 14 milionë dollarë për Kosovën, SHBA njofton Kongresin për paketën të re

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit Amerikan të Shtetit, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Eksportit të Armëve dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

14.05.2026. 18:32

Armë me vlerë mbi 14 milionë dollarë për Kosovën, SHBA njofton Kongresin për paketën të re

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar eksporti të pajisjeve dhe shërbimeve ushtarake drejt Kosovës, në një paketë që kap vlerën e rreth 14 milionë dollarëve ose më shumë. Lajmi është bërë i ditur për Radion Evropa e Lirë nga burime brenda Kongresit Amerikan.

Sipas të dhënave, njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit Amerikan të Shtetit, në përputhje me Ligjin për Kontrollin e Eksportit të Armëve dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit. Dokumenti nuk jep detaje mbi llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë leje eksporti.

Në raportimet e cituara, kjo lëvizje vjen në një periudhë kur ligjvënës amerikanë po kërkojnë rritjen e mbështetjes për Kosovën, duke përfshirë edhe perspektivën e saj euroatlantike. Kosova ka vijuar ndër vite të furnizohet me pajisje ushtarake nga SHBA, ku përfshihen dronë, autoblinda dhe mjete të tjera, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po kalon procesin e transformimit në ushtri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)