“Kina nuk do ta furnizojë Iranin me armë”, deklarata e Trump pas takimit me Xi Jinping

Sipas raportimeve të inteligjencës amerikane të cituara nga Washington Post, disa kompani kineze kanë zhvilluar diskutime me Iranin për dërgesa armësh përmes vendeve të treta, në mënyrë që të fshihet origjina e tyre.

14.05.2026. 18:44

“Kina nuk do ta furnizojë Iranin me armë”, deklarata e Trump pas takimit me Xi Jinping

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se Kina nuk do ta furnizojë Iranin me armë. Deklarata u bë pas takimit të zhvilluar në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping. Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump në një intervistë për mediat amerikane.

“Xi Jinping më tha se nuk do t’i japë pajisje ushtarake Teheranit. Është një deklaratë shumë e rëndësishme”, është shprehur Trump. Shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se gjatë bisedimeve në Pekin, lideri kinez ka ofruar gjithashtu ndihmë për çështjen iraniane.

Megjithatë, sipas raportimeve të inteligjencës amerikane të cituara nga Washington Post, disa kompani kineze kanë zhvilluar diskutime me Iranin për dërgesa armësh përmes vendeve të treta, në mënyrë që të fshihet origjina e tyre. Trump ka shtuar gjithashtu se Pekini është i interesuar për stabilitetin e Ngushticës së Hormuzit dhe ka shprehur gatishmëri për të kontribuar në këtë drejtim, ndërsa Kina vazhdon të jetë një nga blerëset kryesore të naftës iraniane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)