Aksident i rëndë në Librazhd, dërgohen me urgjencë në Tiranë dy adoleshentë

Dy adoleshentë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë pas një aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd.

14.05.2026. 19:43

Aksident i rëndë në Librazhd, dërgohen me urgjencë në Tiranë dy adoleshentë

Dy adoleshentë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë pas një aksidenti në aksin Prrenjas-Librazhd.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, ku një motoçikletë u përplas me një automjet. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i motorit dhe pasagjeri mbetën të plagosur rëndë, duke pësuar fraktura të shumta në trup.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosurit janë dy djem adoleshentë, njëri nga fshati Hotolisht dhe tjetri nga zona e Polisit në Librazhd.

Pas aksidentit, ata u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët vendosën dërgimin e menjëhershëm të tyre drejt Spitali i Traumës për trajtim më të specializuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)