Ambasadori i BE-së viziton GJKKO-në, takim me kreun Erion Bani

Për momentin nuk janë bërë ende publike detaje mbi qëllimin e plotë të vizitës së ambasadorit Silvio Gonzato në GJKKO, takimi vjen menjëherë pas inaugurimit të sallave të reja të gjykimit.

14.05.2026. 18:11

Ambasadori i BE-së viziton GJKKO-në, takim me kreun Erion Bani

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi këtë të enjte një vizitë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është takuar në GJKKO me drejtuesin e institucionit, Erion Bani.

Takimi vjen menjëherë pas inaugurimit të sallave të reja të gjykimit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të ndërtuara sipas modelit amerikan dhe të financuara pjesërisht nga Bashkimi Europian. Për investimin janë përdorur edhe fondet e përfituara nga konfiskimet e pasurive të krimit të organizuar.

“Këto investime synojnë forcimin e infrastrukturës së drejtësisë dhe transparencës në proceset gjyqësore”, është bërë me dije në lidhje me projektin. Gjithsesi, për momentin nuk janë bërë ende publike detaje mbi qëllimin e plotë të vizitës së ambasadorit Gonzato në GJKKO.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)