Komanda amerikane: Kemi shkatërruar 161 anije luftarake iraniane dhe mbi 90% të minave detare

Admiral Brad Cooper deklaroi se forcat amerikane kanë arritur objektivat ushtarakë në më pak se 40 ditë operacione. Veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kanë “ulur ndjeshëm” aftësinë e Iranit për të kërcënuar SHBA-në dhe partnerët rajonalë.

14.05.2026. 20:39

Komanda amerikane: Kemi shkatërruar 161 anije luftarake iraniane dhe mbi 90% të minave detare

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom) ka bërë të ditur se, në kuadër të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme, ka shkatërruar 161 njësi detare iraniane, të përbëra nga 16 klasa të ndryshme anijesh luftarake. Sipas Uashingtonit, këto rezultate të ushtrisë amerikane kanë dëmtuar seriozisht aftësinë operacionale të marinës iraniane.

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, admirali Brad Cooper deklaroi se forcat amerikane kanë asgjësuar gjithashtu mbi 90% të arsenalit iranian të minave detare, i përbërë nga më shumë se 8 mijë pajisje shpërthyese, përmes mbi 700 sulmeve ajrore të synuara. “Marina iraniane nuk mund të pretendojë më statusin e një fuqie detare”, tha Cooper, duke shtuar se Irani nuk është më në gjendje të projektojë forcë në Gjirin e Omanit apo në Oqeanin Indian.

Ai theksoi gjithashtu se objektivat ushtarakë janë arritur në më pak se 40 ditë operacione. Sipas admiralit Cooper, veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit gjatë vitit të fundit kanë “ulur ndjeshëm” aftësinë e Iranit për të kërcënuar SHBA-në dhe partnerët rajonalë, duke kufizuar ndikimin e Teheranit përtej kufijve të tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)