Ndërpritet energjia, bllokohen dhjetëra minatorë në galeritë e Trepçës

Sipas të dhënave, shkak për bllokimin e minatorëve në thellësi është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.

Burimi: Klan Kosova

14.05.2026. 08:53

Ndërpritet energjia, bllokohen dhjetëra minatorë në galeritë e Trepçës

Më shumë se 18 minatorë raportohet se kanë mbetur të bllokuar në një nga galeritë e minierës së Trepçës në Kosovë.

Sipas të dhënave, shkak për bllokimin e minatorëve në thellësi është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.

Në momentin e ngjarjes në galeri kanë qenë më shumë se 40 minatorë, një pjesë e të cilëve tashmë kanë arritur të dalin jashtë në këmbë.

Kreu i sindikatës së minatorëve qetëson opinionin duke thënë se minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por kanë nevojë për furnizime me ushqim dhe ujë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)