Droni ukrainas me 100 kg eksploziv, media greke: Mund të jetë nisur nga Vlora ose një port në Libi
STAR duke cituar burime nga autoritetet greke që po trajtojnë rastin, nënvizon se hetimet janë përqëndruar në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak, portin e Vlorës dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore.
Vlora mund të jetë vendi nga është nisur droni detar ushtarak ukrainas, i tipit ‘MAGURA V5’, i cili u gjet pak ditë më parë nga peshkatarët grekë në brigjet e ishullit te Lefkadhës.
Kështu pretendon televizioni STAR, i cili në një reportazh investigative vendos Shqipërinë dhe Libinë, si pikat e mundshme strategjike, nga ku ukrainasit mund të synonin hedhjen në erë me eksploziv të ndonjë prej anijeve të flotës hije të Rusisë, siç kanë bërë në Detin e Zi apo në Mesdhe më parë.
STAR duke cituar burime nga autoritetet greke që po trajtojnë rastin, nënvizon se hetimet janë përqëndruar në dy porte nga ku dyshohet se mund të jetë nisur mjeti ushtarak, portin e Vlorës dhe portin e Misratës në Libinë Perëndimore.
Dy portet, njëri në Adriatik dhe tjetri në Mesdhe ndodhen nën “mikroskopin” e autoriteteve greke të sigurisë, e madje në Misrata u zbulua së fundmi nga një hetim se Ukraina mban një prani ushtarake, me më shumë se 200 oficerë dhe ekspertë të dronëve.
Hetimi paraprak për zbulimin e dronit detar nga Autoriteti Portual i Lefkadës është duke u zhvilluar, sipas urdhrave të Prokurorisë. Peshkatarët që e tërhoqën varkën në portin e Vasiliqisë kanë dëshmuar se dy bullgarë ishin ata që e panë të parët, pasi po peshkonin në shkëmbinjtë në Kepin e Dukatos dhe madje i ndihmuan ta zgjidhnin mjetin lundrues.
Ndërkohë dyshimet e autoriteteve greke, STAR i argumenton me imazhet staelitore të siguruara prej televizionit helen që tregojnë se një konvoji detar rus në Mesdhe, mund të ketë qenë shënjestër e mundshme e dronit detar ukrainas.
Imazhet satelitore dhe dokumentet e marra nga STAR tregojnë konvojin rus që po lundronte këto ditë në Mesdhe. Konkretisht, pozicionet e anijeve janë kapur, si në jug të Kretës ashtu edhe në Maltë.
Sipas burimeve ushtarake, Forcat e Armatosura greke po hetojnë origjinën dhe karakteristikat teknike të dronit, i cili rezulton paraprakisht të jetë një USV i përparuar i prodhimit ukrainas, i ngjashëm me ato që janë përdorur gjerësisht në luftën kundër Rusisë për misione zbulimi dhe sulme.
Mediat ndërkombëtare dhe ekspertët besojnë se këto anije ruse ishin shënjestra e mundshme e dronit detar, i cili u vu re aksidentalisht nga peshkatarët në Lefkadha. Grupi prej tre cisternash ruse, i shoqëruar nga fregata Kasatonov, po drejtohej për në portin e Tartusit në Siri.
“Është një “silur” sipërfaqësore, e kontrolluar nga distanca. Këto lundrojnë në zonat e detit të hapur në ujërat ndërkombëtare, patrullojnë dhe kanë informacionin përkatës se në një moment do të kalojë një anije ruse dhe pastaj ata do të shkojnë dhe do ta godasin atë. Në thelb është një silur sipërfaqësore e drejtuar”, i tha STAR-it, Vangjelis Xanthakis, një ekspert në sistemet e anijeve pa pilot.
Siç e zbuloi për herë të parë investigimi i medias helene, droni i gjetur në Lekadha, që mbante 100 kilogramë eksplozivë, është i aftë të ndajë edhe një anije të madhe në gjysmë në rast shpërthimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Studentët kërkojnë zbatim të plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe të drejtën për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe, gjuhë në të cilën kanë ndjekur edhe studimet universitare.
Meteorologët njoftojnë një stabilizim gradual të motit në orët në vijim, por edhe mundësinë e reshjeve të herëpashershme dhe erës së fortë, ndërsa stuhia e fortë ka prekur edhe Bosnjën.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar për herë të parë pamje nga brenda qendrës së paraburgimit ku po mbahen Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Droni lundrues i mbushur me 100 kg eksploziv që u gjet më 6 maj në brigjet e ishullit grek të Lefkadësh është ukrainas. Origjinën e dronit e konfirmoi të martën në një deklaratë Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias, ndërsa merrte pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE
Osmani vlerësoi edhe angazhimin e tij si deputet dhe pjesëmarrës në diplomacinë parlamentare, ku ka qenë i përfshirë në mbështetjen e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.
Momente paniku janë regjistruar në një fluturim nga Athina drejt Mynihut, pasi avioni u detyrua të kthehej në aeroportin “Eleftherios Venizelos” për shkak të një problemi teknik.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kroacinë mëngjesin e kësaj të diele, ku shefi i Shërbimit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Policore të Krapina-Zagorjes u vra me armë zjarri brenda një lokali.
Komente (0)