I ngarkuar me eksplozivë, kush ishte objektivi i dronit që alarmoi Greqinë?
Sipas burimeve ushtarake, Forcat e Armatosura greke po hetojnë origjinën dhe karakteristikat teknike të dronit, i cili rezulton paraprakisht të jetë një USV i përparuar i prodhimit ukrainas, i ngjashëm me ato që janë përdorur gjerësisht në luftën kundër Rusisë për misione zbulimi dhe sulme.
Rasti i zbulimit të dronit nga peshkatarët grekë në ujërat e ishullit të Lefkadhës, po kthehet në një thriller të vërtetë, pasi mjeti nënujor pa pilot rezulton i mbushur me eksploziv dhe mbart sensorë të veçantë, antena dhe pajisje komunikimi me teknologji të lartë.
Droni u gjet brenda një shpelle, me motorin ndezur dhe peshkatarët helenë e lidhën dhe e tërhoqën në portin e Vasiliqisë, ndërsa Roja Bregdetare e nxori nga uji duke ia dorëzuar më pas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, e cila ka marrë përsipër ruajtjen dhe ekzaminimin e tij.
Protothema.gr raporton se ky është një dron që nuk i përket një personi privat pasi është i ndërtuar për qëllime ushtarake. Në fakt, të njëjtat burime për median greke raportojnë se ai ishte i ngarkuar me eksplozivë dhe tre detonatorë dhe është çarmatosur nga shërbimet kompetente të policisë helene.
Sipas burimeve ushtarake, Forcat e Armatosura greke po hetojnë origjinën dhe karakteristikat teknike të dronit, i cili rezulton paraprakisht të jetë një USV i përparuar i prodhimit ukrainas, i ngjashëm me ato që janë përdorur gjerësisht në luftën kundër Rusisë për misione zbulimi dhe sulme me precizion të lartë kundër objektivave në Detin e Zi.
Sipas informacioneve, pala greke është në dijeni të përpjekjes së ukrainasve për të monitoruar dhe goditur anijet e të ashtuquajturës flotë ruse "në hije" , me dy incidente që kanë ndodhur tashmë në Mesdhe dhe një në jug të Kretës muaj më parë.
Foto: X
Ukrainasit thuhet se kanë vendosur dronë të tillë në Mesdhe, duke u përpjekur të zgjerojnë frontin dhe kanë transferuar luftën shumë larg kufijve tradicionalë, duke ushtruar kështu presion jo vetëm mbi Rusinë, por edhe mbi shumë vende të rajonit, në mënyrë që ato të kontribuojnë edhe më shumë në forcimin e Kievit.
Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, në një Këshill të Punëve të Jashtme të kohëve të fundit, kishte ngritur çështjen e sulmit ndaj një anijeje ruse, duke theksuar rreziqet që do të kishte ky transferim i luftës në Mesdhe, dhe i kishte kërkuar Komisionit të hetonte incidentin, ndërsa e kishte ngritur çështjen edhe me palën ukrainase në takimet bilaterale.
Lëvizje të tilla, ndër të tjera, krijojnë kërcënime serioze për lirinë e lundrimit, jo vetëm për anijet tregtare, pasi Mesdheu, veçanërisht në muajt e verës, është një rrugë detare e ngarkuar, e përshkuar nga mijëra anije private të vogla dhe të mëdha argëtimi. Dhe nëse vërtet vërtetohet se droni i gjetur në Lefkada kishte humbur kontaktin me operatorin e saj, kjo i nxjerr në pah rreziqet edhe më shumë pasi mjeti lundrues nuk ndodhej në det të hapur, por në bregdet.
Sapo të përfundojë vlerësimi i të dhënave nga studimi i anijes me dron, do të ndërmerren hapat e nevojshëm diplomatikë dhe, sipas Protothema, Bashkimi Evropian do të informohet nga Athina zyrtare. Po ashtu çështja do të ngrihet për diskutim edhe me Ukrainën nëse vërtetohet përfshirja e saj në praninë e dronit me eksploziv në Lefkadha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Afati për aplikim për certifikim të subjekteve të reja politike, përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, ka nisur më 2 maj dhe përfundon në datën 10 maj.
Sipas raportimeve, fluturimi nuk është shfaqur në regjistrat online të fluturimeve komerciale, ndërsa as Aeroporti i Prishtinës dhe as Ministria e Mbrojtjes së Kosovës nuk kanë dhënë informacion zyrtar për këtë lëvizje.
Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka bërë të ditur detajet lidhur me ngjarjen e ndodhur në ambientet e Shërbimit Emergjent, ku pacientja është paraqitur në spital me ankesa për obstipacion dhe në një moment ka hyrë në tualet duke sjellë jetë foshnjen e saj, të cilën më pas e ka braktisur.
I pyetur nga gazetarët se “sa i rrezikshëm është binomi Osmani-Abdixhiku për Vetëvendosjen”, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh se ambiciet politike janë normale, por theksoi se vendimin final e merr qytetari.
Organizatorët theksojnë se këto aktivitete synojnë jo vetëm përkujtimin e figurës së Skënderbeut, por edhe forcimin e lidhjeve kulturore dhe të identitetit mes shqiptarëve kudo që jetojnë.
Prokuroria dyshon se gjatë këtij operacioni janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë. Është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm nga organet e drejtësisë.
Komente (0)