Real Madridi ka marrë masa disiplinore ndaj Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes pas një konfliktit të dhunshëm mes dy futbollistëve në dhomat e zhveshjes.
Klubi spanjoll konfirmoi se mesfushorët janë gjobitur me nga 500 mijë euro secili, duke e çuar totalin e gjobës në 1 milion euro, pas incidentit që ndodhi gjatë kësaj jave.
Sipas raportimeve, përplasja mes dy lojtarëve ka qenë e tensionuar, ndërsa Federico Valverde përfundoi edhe në spital me një dëmtim në kokë. Megjithatë, mesfushori uruguaian mohoi se situata kishte degraduar në përleshje fizike, duke deklaruar se plagën e kishte marrë pasi kishte goditur aksidentalisht një tavolinë gjatë debatit.
Valverde është diagnostikuar me një traumë në kokë dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen e madhe ndaj Barcelonës në “El Clasico”.
Të premten, të dy futbollistët morën pjesë në një seancë disiplinore të organizuar nga klubi, ku shprehën keqardhje për ngjarjen dhe kërkuan falje ndaj njëri-tjetrit, skuadrës, stafit teknik dhe tifozëve.
Në deklaratën zyrtare, Real Madridi bëri të ditur se lojtarët kanë pranuar vendimin e klubit dhe janë treguar të gatshëm të respektojnë çdo masë disiplinore.
Edhe Tchouameni reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar incidentin “të papranueshëm”, por njëkohësisht kritikoi raportimet e ekzagjeruara që qarkulluan në internet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)