Igli Tare drejt largimit nga Milani? Klubi kuqezi mendon për ndryshime

Sipas raportimeve, klubi ka shpenzuar rreth 165 milionë euro për afrimet e fundit, por pavarësisht investimeve të mëdha, drejtuesit nuk janë bindur plotësisht.

Burimi: GazetadelloSport

08.05.2026. 18:26

Igli Tare drejt largimit nga Milani? Klubi kuqezi mendon për ndryshime

E ardhmja e Igli Tares te Milani mbetet në pikëpyetje, pasi drejtuesit e klubit italian nuk duken plotësisht të kënaqur me rezultatet e merkatos së fundit dhe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimeve në fund të sezonit.

Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, emri i ish-drejtuesit të Lazios po diskutohet seriozisht në ambientin kuqezi, ndërsa në skenë ka dalë edhe kandidati potencial për ta zëvendësuar. Bëhet fjalë për Toni D’Amico, aktualisht drejtor sportiv te Atalanta, i cili më parë ka mbajtur të njëjtin rol edhe te Verona.

Megjithatë, përpara çdo vendimi, Milani pritet të vlerësojë situatën e Tares, i cili iu bashkua klubit në vitin 2025 me një kontratë që zgjat deri në vitin 2027.

Gjatë periudhës së tij në drejtimin sportiv, Milani ka investuar ndjeshëm në merkato. Në dy dritaret e fundit të transferimeve, kuqezinjtë afruan emra si Christopher Nkunku, Ardon Jashari, Samuele Ricci, De Ëinter, Estupinan, Athekame, Adrian Cisse, Adrien Rabiot, si dhe Luka Modric me parametra zero. Ndërkohë, Niclas Füllkrug iu bashkua ekipit në formë huazimi.

Sipas raportimeve, klubi ka shpenzuar rreth 165 milionë euro për afrimet e fundit, por pavarësisht investimeve të mëdha, drejtuesit nuk janë bindur plotësisht nga rezultatet sportive dhe ndikimi i merkatos në skuadër.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Igli Tares në “San Siro”, ndërsa Milani po analizon strukturën sportive për sezonin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)