Aksident në aksin Himarë–Borsh, makina del nga rruga, dy vajza të plagosura

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduara dy vajza, të cilat janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

08.05.2026. 18:54

Aksident në aksin Himarë–Borsh, makina del nga rruga, dy vajza të plagosura

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Himarë–Borsh, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, duke dalë më pas jashtë saj.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduara dy vajza, të cilat janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)