Policia hedh ujë drejt protestuesve, shpërthejnë molotovët

Policia e Shtetit ka larguar me ujë me presion dhe gaz protestuesit e opozitës duke mos i lejuar që të marshojnë.

08.05.2026. 20:41

Policia hedh ujë drejt protestuesve, shpërthejnë molotovët

Policia e Shtetit ka hedhur ujë më presion ndaj protestuesve të opozitës të cilët nisën një marshim nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Ky provokim ka shkaktuar dhe reagimin e protestuesve të cilët hodhën bomba molotov, të cilat ishin të pakta në numër krahasuar me protestat e mëparshme.

Policia kishte bërë me dije se nuk do të lejonte asnjë marshim në rrugët e kryeqytetit pasi leja ishte vetëm për sheshin para kryeministrisë.

Incidenti u pasua dhe me hedhjen e gazit  lotsjellës, teksa duhet thënë se masat e policisë këtë herë ishin në disporpocion, thënë kjo edhe për shkak të numrit të ulët të protestuesve në këtë marshim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)