“Kujdes se do të zbulohet fytyra një ditë”, deputeti Nallbati përplaset me FNSH

Debate mes deputetit të PD, Nallbati dhe forcave të policisë gjatë protestës para Kryeministrisë.

08.05.2026. 21:12

“Kujdes se do të zbulohet fytyra një ditë”, deputeti Nallbati përplaset me FNSH

Përplasje e ashpër verbale mes deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në kordonin e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nallbati i ka kërkuar efektivit që të mos ushtrojë dhunë dhe të mos hedh spray me piper.

“Kujdes se do të zbulohet fytyra një ditë”, dëgjohet të thotë Nallbati.

Ndërkohë që policia nuk lejon për asnjë moment mbështetësit e opozitës të largohen nga sheshi para Kryeministrisë për të mbajtur një marshim në rrugët e kryeqytetit.

Ky moment ka sjell dhe përplasje mes deputetëve të PD, mbështetësve të tyre dhe policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)