Kryedemokrati Sali Berisha nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” foli për mediat gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar Policinë e Shtetit për kryerjen e një krimi, pasi e ndalën marshimin e protestuesve përmes hedhjes së ujit dhe një kordoni të ngritur pranë Ministrisë së Brendshme.
“Do të marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot. Edi Balluku dhe Lubi Rama vend nuk kanë para ligjit”, u shpreh Berisha
I pyetur se cili do të jetë hapi i radhës në këtë tubim që nisi i qetë dhe u mbyll në një përplasje fizike me efektivët, Berisha tha se opozita do ti përdorë të gjitha format përballë regjimit.
Kreu i PD po ashtu hodhi akuza në drejtim të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke e etiketuar me mbiemrin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të mbështetur pretendimet e tij se urdhërohet prej saj.
“Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin. Ne do përgatitemi për të gjitha format dhe ju garantoj që e kanë të humbur. Turp që mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Lubi Balluku. Dhe këtë e bën një mercenar. Do jua tregojmë ne ju fytyrën e Skënder Ballukut. Cili është Skënder Balluku”, tha Berisha teksa tërhiqte turmën e protestuesve drejt selisë së PD, në rrugën e Elbasanit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)