Berisha me maskë kundragaz, Bardhi akuza policisë: Pse po i provokoni protestuesit?
Gjatë tensioneve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pati një debat të ashpër me efektivët e policisë, duke i akuzuar se po provokonin një protestë paqësore.
Pas marshimit të protestuesve të opozitës drejt Ministrisë së Brendshme, situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u tensionua, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Forcat e rendit krijuan një kordon sigurie përpara institucionit, duke penguar protestuesit që të afroheshin më tej. Mes protestuesve ndodhej edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u pa i pajisur me maskë kundragaz, ndërsa mbështetësit demokratë u përballën me ndërhyrjen e policisë dhe autobotin me ujë me presion.
Gjatë tensioneve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pati një debat të ashpër me efektivët e policisë, duke i akuzuar se po provokonin një protestë paqësore.
Rrethimi me kordon shënoi pikën e vlimit në tubim, pasi disa protestues hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe autobotin ujëhedhës.
Ka zgjatur për rreth 2 orë protesta e radhës e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë dhe bombat molotov, nuk munguan, me forcat blu që zbatuan deri në fund planin e tyre për të mos lejuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.
“Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, deklaroi Bardhi gjatë përplasjes me uniformat blu.
Ai shtoi se policia duhet të arrestojë zyrtarët e lartë të qeverisë dhe jo qytetarët që protestojnë.
“Shkoni arrestoni Belinda Balluku dhe Edi Rama që kanë vjedhur shqiptarët”, u shpreh Bardhi para protestuesve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Lideri demokrat përdori tone të forta politike ndaj kryeministrit dhe qeverisë, duke e cilësuar protestën si një “betejë për liri, dinjitet dhe të ardhmen e vendit”.
Në pak minuta, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke krijuar rrezik për përhapje edhe në bizneset dhe ndërtesat përreth. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po rrezikojnë disa struktura turistike, mes tyre edhe tre hotele që ndodhen pranë vendit ku ka rënë zjarri.
Kreu i PD, Sali Berisha nga protesta e opozitës hodhi akuza në drejtim të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke e etiketuar me mbiemrin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. “Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin. Ne do përgatitemi për të gjitha format", tha ai.
Rrethimi me kordon shënoi pikën e vlimit në tubim, pasi disa protestues hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe autobotin ujëhedhës.
Shefi i qeverisë, Edi Rama shigjetoi rivalin e tij në opozitë, Sali Berisha, duke e cilësuar si humbës në një aktivitet në Elbasan ku prezantoi zgjerimin e financimeve për programin Startup Albania. Në të njëjtën kohë Berisha kishte nisur marshimin nga selia blu drejt Kryeministrisë për protestë.

Komente (0)