Një 36-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë në banesën e saj në një qytet të Francës, kufi me Zvicrën.
Sipas mediave vendase mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes teksa është arrestuar partneri i saj. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar autoritetet dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë nga asfiksia, por ende nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për helmim apo për ndërhyrje të një personi tjetër. Prokuroria franceze thekson se në banesë nuk janë konstatuar shenja të dukshme përleshjeje apo dhune, përveç një gjurme të vogël në qafën e viktimës, e cila nuk konsiderohet ende përfundimtare. Partneri i saj rezulton se ishte dënuar më parë për dhunë në familje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)