Maxhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për abuzimet me tenderat e AKSHI-t.
Më herët, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha se interpelanca nuk mund të përdoret për çështet që janë objekt i hetimit penal, pasi konsiderohet ndërhyrje mes pushteteve.
Sipas Kuvendit, kërkesa e PD-së lidhej me hetime për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe për këtë arsye duhet të trajtohet vetëm në kuadër të procedurave penale. Pas refuzimit nga Kryetari i Kuvendit, çështja u hodh në votim në seancë plenare. Me 60 vota kundër të mazhorancës, kërkesa e opozitës për interpelancë u rrëzua përfundimisht nga Kuvendi i Shqipërisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)