Kina ka goditur sërish zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion, duke dënuar me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes në një nga vendimet më të forta të viteve të fundit.
Sipas medias shtetërore kineze Xinhua, ish-ministrat Wei Fenghe dhe Li Shangfu u shpallën fajtorë për korrupsion nga një gjykatë vendase. Megjithatë, ekzekutimi i dënimit është pezulluar për dy vite dhe mund të shndërrohet në burgim të përjetshëm nëse ata nuk kryejnë shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe.
Të dy ish-zyrtarët u përjashtuan nga Partia Komuniste kineze në vitin 2024 për “shkelje të rënda të disiplinës”, term që përdoret zakonisht nga autoritetet kineze për rastet e korrupsionit.
Pekini ka ndërmarrë prej vitesh një fushatë të ashpër kundër korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit dhe ushtrisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)