Një nga projektet më të mëdha inxhinierike të viteve të fundit ndodhet në Turqi, aty ku Tuneli i Bosforit, i njohur edhe si Tuneli Eurasia, lidh dy kontinente përmes një rruge të ndërtuar në fundin e detit.
Një nga projektet më të mëdha inxhinierike të viteve të fundit ndodhet në Turqi, aty ku Tuneli i Bosforit, i njohur edhe si Tuneli Eurasia, lidh dy kontinente përmes një rruge të ndërtuar në fundin e detit.
Tuneli u inaugurua në vitin 2016 në Stamboll dhe kalon nën Ngushticën e Bosforit, duke lidhur pjesën europiane të qytetit me atë aziatike. Ai ka një gjatësi prej 5 kilometrash dhe ndodhet në një thellësi maksimale prej 106 metrash nën nivelin e detit.
Kjo vepër është ndërtuar për qarkullimin e automjeteve dhe konsiderohet një zgjidhje e rëndësishme për lehtësimin e trafikut në një nga qytetet më të populluara në botë. Falë tunelit, koha për të kaluar nga një kontinent në tjetrin është ulur ndjeshëm, nga rreth 100 minuta në vetëm 15 minuta.
Foto nga web
Tuneli Eurasia funksionon paralelisht me tunelin hekurudhor Marmaray, i cili gjithashtu lidh Europën me Azinë përmes Bosforit. Projekti është ndërtuar me dy nivele dhe katër korsi qarkullimi, ndërsa për sigurinë janë instaluar sisteme të avancuara kundër zjarrit, ventilimit dhe emergjencave.
Për shkak se Stambolli ndodhet pranë një prej zonave sizmike më aktive në botë, pranë Çarjes Veriore të Anadollit, tuneli është projektuar për t’i rezistuar tërmeteve të forta.
Në ndërtimin e tij u përdor një makineri gjigante hapëse tunelesh e tipit “Mixshield TBM”, e prodhuar nga kompania gjermane Herrenknecht AG. Diametri i tunelit arrin në 13.7 metra.
Sot, Tuneli Eurasia konsiderohet një nga projektet më moderne infrastrukturore në botë dhe një simbol i lidhjes mes Europës dhe Azisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi se "Operacioni Epik Fury" ka përfunduar. "Operacioni Epik Fury ka përfunduar. Ne i arritëm objektivat e atij operacioni", u thotë Rubio gazetarëve dhe thotë se faza ofensive e luftës me Iranin ka "mbaruar".
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Anija turistike holandeze ku shpërtheu hantavirusi në bord do të lundrojë drejt Ishujve Kanarie, tha Spanja. Ministria e shëndetësisë e Spanjës tha se zyrtarët po përcaktojnë se cilët pasagjerë kërkojnë evakuim urgjent nga Kepi i Gjelbër, ku anija është aktualisht e ankoruar.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Policia e Tiranës ka gati planin e masave për protestën e radhës së opozitës dhe iu bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve që të distancohen nga aktet e dhunës.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkon ndryshime të forta në Kodin Rrugor dhe atë Penal pas aksidentit tragjik në Durrës. Duke folur për ngjarjen që tronditi opinionin publik, Hita e cilësoi rastin si një alarm serioz për mënyrën se si trajtohen aksidentet me pasoja fatale në Shqipëri.
Opozita dhe mazhoranca u përplasën në Kuvend për zhvillimet ne procesin e integrimit. Sali Berisha duke iu referuar proges-raportit të PE për Shqipërinë tha se mbrojtja që PS i bëri me votë Belinda Ballukut po ndikon rrugën drejt anëtarësimit, por Taulant Balla i hodhi poshtë akuzat.
Çështja e rezervave të sigurisë së naftës u kthye në temë debati në Kuvend, ku opozita akuzoi qeverinë për mungesë të garantimit të hidrokarbureve në rast krizash, ndërsa ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, siguroi se vendi nuk përballet me rrezik për furnizimin me naftë.
Eshtë zbuluar menuja e drekës që dyshohet se shkaktoi helmim të 56 studentëve në Akademinë e Sigurisë në Tiranë. Pas incidentit, ku të rinjtë shfaqën simptoma si të vjella e dhimbje barku, policia dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndërhynë duke sekuestruar të gjitha ushqimet e përdorura për konsum.
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një dalje për mediat tha se policia do të zbatojë ligjin në protestën e 8 majit që ka paralajmëruar opozita.
Të premten mbahet seanca e radhës gjyqësore për padinë e ngritur nga avokatët e Erion Veliajt për vlefshmërinë e dekretit për emërimin prokuror për Ols Dadon, prokurori i çështjes së kryebashkiakut të Tiranës.
Komente (0)