Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një dalje për mediat tha se policia do të zbatojë ligjin në protestën e 8 majit që ka paralajmëruar opozita.
"Policia ka marrë të gjithë masat. Kjo protestë do të zhvillohet në Bulvardin "Dëshmorët e Kombit" dhe aty do të jetë e përqëndruar. Në rast të veprimeve joligjore ne do të veprojmë në bazë të procedurave dhe ligjit e Kodit Penal", tha Hita.
Ai foli dhe për ndryshime në Kodin Penal dhe në Kodin Rrugor pas aksidentit fatal në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë. Si dhe shtoi se hetimet për zinxhirin e policisë vijojnë.
"Do bëjmë punën për të ndryshuar nenet përkatëse të Kodit Penal dhe Kodit Rrugor për të pasur sa më shumë siguri për të gjithë qytetarët. Pezullimi i punonjsve është për verifikimin nga drejtoria e standardeve profesionale për të parë hap pas hapi të gjithë procedurën si ka vepruar policia e zonës në atë vend dhe për të parë sigurimin rrugor në komunitet. Hetimi vazhdon po njëkohësisht dhe hetimi penal", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)