Aksidenti tragjik në Durrës, drejtori i Policisë kërkon ndryshim të Kodit Rrugor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkon ndryshime të forta në Kodin Rrugor dhe atë Penal pas aksidentit tragjik në Durrës. Duke folur për ngjarjen që tronditi opinionin publik, Hita e cilësoi rastin si një alarm serioz për mënyrën se si trajtohen aksidentet me pasoja fatale në Shqipëri.

07.05.2026. 15:27

Aksidenti tragjik në Durrës, drejtori i Policisë kërkon ndryshim të Kodit Rrugor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kërkon ndryshime të forta në Kodin Rrugor dhe atë Penal pas aksidentit tragjik në Durrës. Duke folur për ngjarjen që tronditi opinionin publik, Hita e cilësoi rastin si një alarm serioz për mënyrën se si trajtohen aksidentet me pasoja fatale në Shqipëri. Sipas tij, “vrasjet rrugore” duhet të konsiderohen po aq të rënda sa krimet e tjera.

“Ishte një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur gjithë opinionin publik dhe edhe mua personalisht”, u shpreh Hita, teksa foli edhe për pezullimin e disa punonjësve të policisë pas ngjarjes.

Ai sqaroi se Drejtoria e Standardeve Profesionale po verifikon të gjithë procedurën e ndjekur nga efektivët në zonë, ndërsa paralelisht po vijon edhe hetimi penal për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas Hitës, ka ardhur momenti për ndërhyrje konkrete në legjislacion, jo vetëm për dënimet penale, por edhe për masat administrative ndaj shkeljeve rrugore.

“Rasti i fundit tregoi më së miri që vrasjet rrugore janë ngjarje po aq të rënda sa një ngjarje tjetër kriminale”, deklaroi ai.

Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se edhe shkeljet që duken të vogla, si parkimet e gabuara, shpesh bëhen burim aksidentesh dhe ngjarjesh fatale, ndërsa gjobat aktuale sipas tij janë shumë të ulëta.

Hita paralajmëroi se policia do të propozojë ndryshime në Kodin Penal dhe Kodin Rrugor me synimin për të rritur sigurinë për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)