Mjaft i ashpër ka qenë reagimi i deputetit socialist Erion Braçe ndaj përgjigjes që kishte marrë nga ministri i Bujqësisë Andi Salla për interpelancë.
"I jam drejtuar Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në kuadër të interpelancës që thashë dhe kam marrë dy përgjigje prej tyre, një prej agjencisë e cila thotë “nuk është kompetencë e imja të kthej përgjigje” dhe një nga ministri që thotë “ nuk dua të bëj interpelancë me ty se nuk e kam kompetencë”. Kam marrë ligjin për shërbimin veterinar që ngarkon ministrinë e Bujqësisë për problematikën që kërkon informacion lidhur me kafshët shoqëruese, të braktisura, shëndetin e tyre dhe mënyrën e trajtimit të tyre. I kam kërkuar të shprehet për kontrollet e ushtruara ndaj organeve të pushtetit vendor. Unë e kuptoj që ka njerëz edhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punë e tyre. Unë jam këtu për të bërë punën time. Në qoftë se kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesave nuk u përgjigjet askush, më mirë na thoni të mos bëjmë kërkesë për marrje informacioni, as të mos bëjmë interpelanca. Çfarë e dinë këta Kuvendin e Shqipërisë?", u shpreh Baçe.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)