Kongresi Botëror i Ligjit, Rama: Reforma në drejtësi, garanci për shqiptarët

Në Tiranë ka nisur Kongresi Botëror i Ligjit dhe në fjalën hapëse kryeministri Edi Rama e quajti reformën në drejtësi si një arritje të Shqipërisë, dhe këtë e tregon sipas tij dhe përzgjedhja e vendit si mikpritës i këtij Kongresi.

07.05.2026. 11:15

"Më kujtohet kur ne bëmë një anketim publik për vettingun, në kohën kur konceptonim dhe çonim përpara reformën në drejtësi. Dihet botërisht që vettingu ishte një pikë kyçe, tek e cila ishim ne që besonim të parët dhe pastaj bëmë të gjithë përpjekjet që edhe ata që sot e mbështesin, apo që në atë kohë nuk e mbështesnin vettingun si një moment kthese në historinë e drejtësisë shqiptare, ta besonin ashtu siç e besonim ne. Këtu e kam fjalën për të gjithë partnerët tanë të çmuar në këtë rrugë, ku mbështetja ishte thelbësore.

Në atë anketim publik, 90% e shqiptarëve mbështesnin fuqimisht vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe ju e dini shumë mirë që të bashkosh 90% të shqiptarëve për një çështje është diçka jashtëzakonisht e rrallë", tha Rama. 

Për të reforma është garanci për Shqipërinë e për shqiptarët. "Garanci e madhe për Shqipërinë e për shqiptarët. Nëse BE nuk dot ë ishte aty dhe nëse shqiptarët nuk do ta dëshironin aq shumë BE, ne nuk do të arrinim kurrë të ndërtonim një sistem të pavarur drejtësie dhe të vendosur barazinë para ligjit", tha Rama. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)