Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat do të hynë në fuqi sot nga ora 12:00. Sipas vendimit të fundit, nafta është ulur me 12 lekë për litër, ndërsa benzina me 4 lekë.
Nga sot, nafta do të tregtohet me 196 lekë/litër, ndërsa benzina me 180 lekë/litër.
Bordi bëri me dije se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e mëtejshme në tregun e hidrokarbureve.
Njoftimi i Bordit të Transparencës:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)