Më 20 korrik do të jetë aktgjykimi për ish krerët e UÇK-së në Hagë, duke shtyrë kështu vendimin përfundimtar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq ka bërë të ditur shtyrjen e vendimit përfundimtar në një përgjigje për RTK-në.
“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, ka deklaruar Mishetiq në përgjigjen e tij në pyetjen nëse raportimi për shtyrjen e vendimit për 20 korrik është i saktë.
Fillimisht, vendimi përfundimtar ishte parashikuar të shpallej më 19 maj, brenda afateve të përcaktuara procedurale. Megjithatë, sipas Rregullores së Gjykatës Speciale, trupi gjykues ka në dispozicion 90 ditë për shpalljen e verdiktit, me mundësi shtyrjeje deri në 60 ditë shtesë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)