Përleshje masive mes të dënuarve në burgun grek, dy të vdekur

Sipas mediave greke viktimat janë një burrë 46-vjeçar me origjinë palestineze dhe një 43-vjeçar nga Iraku. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit raportoi se një nga një prej tyre vdiq në vendngjarje dhe i dyti ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Burimi: Protothema

03.05.2026. 18:39

Përleshje masive mes të dënuarve në burgun grek, dy të vdekur

Një incident i përgjakshëm midis të dënuarve ndodhi në burgun grek të Nigritës, i cili ndodhet në Serres, duke rezultuar në vdekjen e dy prej tyre.

Sipas mediave greke viktimat janë një burrë 46-vjeçar me origjinë palestineze dhe një 43-vjeçar nga Iraku. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit raportoi se një nga një prej tyre vdiq në vendngjarje dhe i dyti ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

“Në mesditën e sotme, të dielën, më 3 maj 2026, shpërtheu një sherr midis afërsisht dhjetë të burgosurve, të cilët mbaheshin në qelitë disiplinore të burgut të Nigritës në Serres. Menjëherë, oficerët e burgut, me të kuptuar incidentin, ndërhynë për të parandaluar sherrin dhe për të ndarë të përfshirët, duke dhënë ndihmën e parë. Incidenti rezultoi në plagosjen e rëndë të dy të burgosurve të huaj, njëri prej të cilëve vdiq në vend, ndërsa i dyti u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur.Një ekspert mjeko-ligjor u thirr në vendngjarje, ndërsa Prokurori kompetent u informua për incidentin”, njofton ministria greke.

Sipas informacioneve, përleshja ndodhi gjatë një pushimi në oborr, kur një grup të burgosurish sulmuan të burgosurit e tjerë, në rrethana që po hetohen nga autoritetet. Katër të burgosur dolën nga qelia e tyre dhe me sa duket thyen bravat e dy qelive të tjera, duke liruar të burgosur të tjerë.

Më pas, të përfshirët u zhvendosën në mënyrë të koordinuar drejt një qelie të tretë, ku sulmuan të burgosurit e tjerë, duke përdorur objekte të mprehta të improvizuara. Një palestinez 46-vjeçar dhe një irakian vdiqën në sulm.

Rrethanat në të cilat ndodhi sulmi, si dhe motivet e autorëve, janë objekt hetimi nga autoritetet greke.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)