Mediat kosovare kanë raportuar ditën e sotme se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti është kërcënuar me jetë nga një organizatë terroriste serbe e njohur si “Severna Brigada”.
Sipas mediave në Kosovë, “Severna Brigada” është përmendur disa herë në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë mesazh.
Qeveria e Kosovës me një vendim e shpalli organizatë terroriste “Severna Brigada” dhe “Civilna Zaštita” në qershor 2023.
Në atë kohë, kryeministri Kurti u shpreh se këto grupe paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues në Kosovë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)