SHBA godet 2 cisterna iraniane që po shkelnin bllokadën, Irani lëshon raketa drejt Emirateve Arabe

Çaktivizimi i dy cisternave këtë të premte vjen pasi SHBA-të kryen sulme ndaj disa objektivave iraniane, në atë që Komanda Qendrore e quajti një përgjigje ndaj sulmeve të Iranit ndaj anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Burimi: CNN

08.05.2026. 17:45

SHBA godet 2 cisterna iraniane që po shkelnin bllokadën, Irani lëshon raketa drejt Emirateve Arabe

Ushtria amerikane qëlloi mbi dy cisterna nafte me flamur iranian që përpiqeshin të anashkalonin bllokadën e vazhdueshme amerikane, duke i çaktivizuar ato ndërsa përpiqeshin të hynin në një port në Gjirin e Omanit.

"Një F/A-18 Super Hornet i Marinës Amerikane nga USS George H.W. Bush i çaktivizoi të dy cisternat pasi qëlloi municione precize në oxhaqet e tyre, duke i penguar anijet që nuk përmbushnin rregullat të hynin në Iran", thuhet në njoftimin e Komandës Qendror të SHBA-së, publikuar në X.

Bëhet me dije se cisternat e çaktivizuara ishin M/T Sea Star III dhe M/T Sevda. Ushtria amerikane gjithashtu çaktivizoi cisternën M/T Hasna, të mërkurën duke qëlluar "disa fishekë" me një top F/A-18.

Çaktivizimi i dy cisternave këtë të premte vjen pasi SHBA-të kryen sulme ndaj disa objektivave iraniane, në atë që Komanda Qendrore e quajti një përgjigje ndaj sulmeve të Iranit ndaj anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Pavarësisht sulmeve, zyrtarët amerikanë kanë pohuar se armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është ende në fuqi, ndërsa Presidenti Donald Trump tha të enjten se armëpushimi do të bjerë pas sulmeve.

Në total më shumë se 70 anije po ndalohen të hyjnë ose të dalin nga portet e Iranit për shkak të bllokadës, sipas Komandës Qendrore të SHBA-ve.

“Aktualisht janë më shumë se 70 anije cisternë që forcat amerikane po i pengojnë të hyjnë ose të dalin nga portet iraniane. Këto anije tregtare kanë kapacitetin për të transportuar mbi 166 milionë fuçi naftë iraniane me vlerë rreth 13 miliardë dollarë e më shumë”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X.

Sakaq bëhet me dije se tre persona u plagosën të premten pas valës së fundit të sulmeve iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes në Abu Dhabi. Mbrojtja ajrore e Emirateve u angazhua për të interceptuar dy raketa balistike dhe tre dronë të lëshuar nga Irani, sipas deklaratës.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur më shumë nga Irani sesa çdo vend tjetër i Gjirit në dy muajt e fundit. Deri më sot, tre persona janë vrarë dhe 230 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)