“Firmosni marrëveshjen shpejt”, Trump kërcënon Iranin: Ndryshe ju godasim edhe më fort

Deklarata vjen pasi, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, tre anije amerikane kanë qenë nën “zjarr armik” dhe janë kundërpërgjigjur në kuadër të vetëmbrojtjes.

08.05.2026. 09:23

“Firmosni marrëveshjen shpejt”, Trump kërcënon Iranin: Ndryshe ju godasim edhe më fort

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se SHBA do të reagojë me “më shumë forcë dhe më shumë dhunë” nëse Teherani nuk firmos shpejt një marrëveshje. Deklarata vjen pasi, sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, tre anije amerikane kanë qenë nën “zjarr armik” dhe janë kundërpërgjigjur në kuadër të vetëmbrojtjes.

Ai njoftoi se sulmet ndaj anijeve amerikane janë kryer me “raketa dhe dronë”, ndërsa shtoi se forcat iraniane janë “shkatërruar plotësisht”, bashkë me disa mjete të vogla detare. “Irani nuk është një vend normal. Ai drejtohet nga të çmendur që nëse do të kishin mundësinë të përdornin një armë bërthamore, do ta bënin pa hezitim. Por nuk do ta kenë kurrë”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se tre shkatërruesit amerikanë do t’i bashkohen sërish bllokadës detare, të cilën e përshkroi si një “mur të vërtetë çeliku”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)