Moti i keq dhe dallgëzim deri në 2.5 metra, Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla
Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 22:00 të datës 8 maj, është bërë e ditur se tragetet ndërkombëtare do të vijojnë aktivitetin normalisht.
Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla dhe peshkarexhat jashtë Gjirit të Vlorës. Vendimi erdhi për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 22:00 të datës 8 maj 2026. Gjatë kësaj periudhe parashikohet erë e fortë nga drejtimi jug-juglindje, që mund të arrijë deri në 7 ballë, si dhe dallgëzim deri në 2.5 metra.
Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të marrin masa për sigurimin e tyre në port, si dhe të rrisin gatishmërinë e ekuipazheve për çdo situatë të mundshme. Ndërkohë, është bërë e ditur se tragetet ndërkombëtare do të vijojnë aktivitetin normalisht.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Rekomandohet të shmangen zonat ku ka protesta, qytetarët të jenë vigjilentë ndaj situatës përreth, të ndjekin informacionet e mediave lokale, të kenë një plan emergjence apo rrugë alternative largimi dhe të ruajnë një profil të ulët.
Lulëzim Tabaku, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje pronësie, një grup personash është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili.
Pas mesditës, reshjet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në periudha të shkurtra priten edhe shtrëngata lokale.
Sipas deputetit socialist, një pjesë e konsiderueshme e kësaj sasie mund të mos përfundojë në destinacionin e deklaruar, por të rishitet brenda territorit shqiptar, duke ngritur dyshime për një skemë të mundshme kontrabande.
Komente (0)