“Situata mund të përshkallëzohet”, Ambasada amerikane apel qytetarëve para protestës së PD: Shmangni zonat e tubimit
Rekomandohet të shmangen zonat ku ka protesta, qytetarët të jenë vigjilentë ndaj situatës përreth, të ndjekin informacionet e mediave lokale, të kenë një plan emergjence apo rrugë alternative largimi dhe të ruajnë një profil të ulët.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim sigurie për qytetarët amerikanë, në prag të protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Tubimi do të zhvillohet pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet, duke nisur prej orës 19:00.
Në njoftim theksohet se tubimi mund të shtrihet edhe në zona të tjera përreth bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pritet prani e shtuar e forcave të policisë, bllokime rrugësh dhe kufizime të qarkullimit para dhe gjatë zhvillimit të protestës.
Ambasada njoftoi se personeli i saj është udhëzuar të mos afrohet në zonën ku do të zhvillohet protesta. Gjithashtu, qytetarëve amerikanë u kërkohet të shmangin pjesëmarrjen në aktivitet dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në Tiranë.
“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në paralajmërimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në këshillat e publikuara, ambasada u rekomandon qytetarëve të shmangin zonat ku ka protesta, të jenë vigjilentë ndaj situatës përreth, të ndjekin informacionet e mediave lokale, të kenë një plan emergjence apo rrugë alternative largimi dhe të ruajnë një profil të ulët në publik.
Foto: Ambasada e SHBA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një paketë amendamentesh për ndryshime në Kodin Rrugor, propozimet synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe ashpërsimin e masave ndaj shkeljeve të rënda.
Një grup prej të paktën 5-6 personash ka shkuar në vendngjarje me qëllimin për të konfliktuar me një tjetër person që ndodhej në lokal, madje dyshohet se situata ka nisur si tentativë për rrëmbim.
Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 22:00 të datës 8 maj, është bërë e ditur se tragetet ndërkombëtare do të vijojnë aktivitetin normalisht.
Lulëzim Tabaku, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje pronësie, një grup personash është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili.
Pas mesditës, reshjet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në periudha të shkurtra priten edhe shtrëngata lokale.
Komente (0)