Rezultatet e para nga numërimi i votave në zgjedhjet lokale në Britaninë e Madhe tregojnë një goditje të rëndë për Partinë Laburiste të kryeministrit Keir Starmer. Ndërkohë, në rritje të fortë rezulton partia e djathtë Reform UK, e drejtuar nga Nigel Farage.
Sipas të dhënave paraprake nga rreth një e treta e 136 këshillave lokale që janë në garë në Angli, Laburistët po humbasin ndjeshëm terren, duke parë të përgjysmohen numri i këshilltarëve që kishin më parë. Ndërkohë, Reform UK po shfaqet si forca e parë politike, duke kaluar Laburistët në numrin e mandateve.
Në vështirësi paraqiten edhe Konservatorët, të cilët po shënojnë rezultate negative. Nga ana tjetër, fitime më të moderuara po regjistrojnë Liberal Demokratët, si edhe të Gjelbrit, të udhëhequr nga Zack Polanski. Rezultatet për Skocinë dhe Uellsin pritet të publikohen më vonë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)