“Rusët nuk respektojnë as armëpushimin simbolik”, Zelensky: Kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë

Lufta në Ukrainë, gjatë natës së fundit janë regjistruar mbi 140 sulme ruse në vijën e frontit, ku janë përdorur edhe mbi 850 dronë të llojeve të ndryshme.

08.05.2026. 11:07

“Rusët nuk respektojnë as armëpushimin simbolik”, Zelensky: Kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk është respektuar asnjë armëpushim, as simbolik, gjatë 8 dhe 9 majit, periudhë e lidhur me festimet e Ditës së Fitores në Rusi. Në një reagim në platformën “X”, Zelensky u shpreh se veprimet e fundit të Rusisë tregojnë se “nuk ka pasur asnjë përpjekje për armëpushim në front”.

Ai theksoi se Ukraina do të përgjigjet “me të njëjtën monedhë”, duke mbrojtur pozicionet e saj dhe jetën e qytetarëve. Sipas tij, gjatë natës së fundit janë regjistruar mbi 140 sulme ruse në vijën e frontit, përfshirë dhjetë sulme të drejtpërdrejta në disa zona, me intensitet më të madh në sektorin e Slovyansk.

Zelensky shtoi se janë përdorur edhe mbi 850 dronë të llojeve të ndryshme, përfshirë FPV dhe Lancet, si dhe dronë sulmues dhe zbulues, të cilët kanë vijuar të operojnë mbi zonat e banuara pranë frontit. “Rusia duhet ta përfundojë luftën dhe kjo do të bëhet e qartë kur të nisin hapat e parë drejt paqes”, u shpreh presidenti ukrainas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)