Konflikt për pronën, identifikohet autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit në Sarandë

Lulëzim Tabaku, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje pronësie, një grup personash është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili.

08.05.2026. 08:42

Konflikt për pronën, identifikohet autori i dyshuar i ekzekutimit të biznesmenit në Sarandë

Një ngjarje e rëndë kriminale u shënua mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, ku biznesmeni Rexhep Ismaili u vra me armë zjarri, pasi u qëllua në kokë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje pronësie.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një grup personash është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili për të diskutuar lidhur me konfliktin, mes tyre edhe Lulëzim Tabaku, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Debati mes palëve ka përshkallëzuar shpejt në përplasje fizike.

Gjatë konfliktit, raportohet se nga ambientet e lokalit është nxjerrë një armë automatike, çka ka tensionuar edhe më tej situatën. Në vijim, dyshohet se pala tjetër ka reaguar duke hapur zjarr, ku për pasojë Rexhep Ismaili ka mbetur i vdekur në vend.

Foto nga video

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gjatë përplasjes mund të ketë edhe persona të plagosur nga grupi i autorëve. Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe ka bërë me dije se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe arrestimin e personave të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)