Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore në pjesën e parë të ditës priten intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu, të cilat fillimisht do të jenë me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës në jug të vendit. Pas mesditës, reshjet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në periudha të shkurtra priten edhe shtrëngata lokale.
Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, por herë pas here pritet të forcohet duke arritur deri në 17 m/s. Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)