U kualifikuan në finalen e Champions, Enrique shtron darkë për ditëlindje...por vetë nuk shkon

Sipas mediave franceze, Luis Enrique kishte organizuar vetë darkën për futbollistët dhe stafin, por në mënyrë surprizë nuk u paraqit fare në festë.

Burimi: Goal.com

08.05.2026. 18:42

U kualifikuan në finalen e Champions, Enrique shtron darkë për ditëlindje...por vetë nuk shkon

Paris Saint-Germain vazhdon festën për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, por vëmendjen këtë herë e mori mungesa e trajnerit Luis Enrique në një darkë të organizuar pikërisht për ditëlindjen e tij.

Vetëm një ditë pasi eliminoi Bayern Munich dhe siguroi finalen e dytë radhazi në Champions League, skuadra parisiene u mblodh në restorantin luksoz “Prunier”, pranë Harkut të Triumfit në Paris, për të festuar suksesin europian dhe 56-vjetorin e teknikut spanjoll.

Sipas mediave franceze, Luis Enrique kishte organizuar vetë darkën për futbollistët dhe stafin, por në mënyrë surprizë nuk u paraqit fare në festë. Pavarësisht mungesës së trajnerit, lojtarët vazhduan mbrëmjen festive duke shijuar atmosferën pas triumfit ndaj Bayern Munich.

PSG siguroi kualifikimin pas dy ndeshjeve spektakolare ndaj kampionëve gjermanë. Pas fitores së parë në Paris, skuadra franceze vulosi finalen edhe në Mynih, ku goli i Ousmane Dembele rezultoi vendimtar, ndërsa rrjeta e Harry Kane nuk mjaftoi për bavarezët.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, vlerësoi maksimalisht punën e Luis Enrique pas arritjes historike, duke e cilësuar spanjollin si “vendimin më të mirë” të PSG-së dhe një nga trajnerët më të mirë në botë.

Kualifikimi në finalen e Budapestit shënon një tjetër rekord për klubin francez. PSG bëhet skuadra e parë franceze që arrin dy finale radhazi në Champions League, ndërsa Luis Enrique hyn në histori si trajneri i parë që drejton një klub francez në tre finale europiane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)