Shkelet armëpushimi, Hezbollahu godet me raketa bazën ushtarake në Izrael

Në një deklaratë, Hezbollahu tha se kishte shënjestruar një bazë ushtarake në jug të qytetit Nahariya me “një breshëri raketash të avancuara” të premten pasdite.

Burimi: CNN

08.05.2026. 19:35

Shkelet armëpushimi, Hezbollahu godet me raketa bazën ushtarake në Izrael

Hezbollahu ka sulmuar sot një bazë ushtarake në Izrael, duke shënuar herën e parë që grupi militant i mbështetur nga Irani merr publikisht përgjegjësinë për një sulm ndërkufitar që nga vendosja e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit në mesin e prillit.

Në një deklaratë, Hezbollahu tha se kishte shënjestruar një bazë ushtarake në jug të qytetit Nahariya me “një breshëri raketash të avancuara” të premten pasdite.

Më herët gjatë së premtes, Forcat Ajrore Izraelite njoftuan se kishin interceptuar raketa pasi u zbuluan disa lëshime drejt territorit izraelit.

“Raketa të tjera ranë në zona të hapura. Nuk u raportuan të lënduar”, thuhej në deklaratën e ushtrisë izraelit, e cila akuzoi Hezbollahun për “një tjetër shkelje të armëpushimit”.

Ushtria izraelite ka deklaruar në disa raste se predha të Hezbollahut kanë rënë në veri të vendit, pasi SHBA njoftoi marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit, e cila hyri në fuqi në mesnatën e 17 prillit. Po ashtu si Izraeli, ashtu edhe Hezbollahu kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të armëpushimit, i cili u zgjat me tre javë në fund të prillit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)