Shqiptarë, kolumbianë dhe një “bankier” kinez, 103 vite burg bandës që pastroi 325 mln euro nga kokaina

Në qendër të skemës financiare ishte 43-vjeçari me origjinë kineze, Lihe Hu, i cilësuar nga prokurorët si “bankieri i fshehtë” i organizatës. Ai u dënua me 5 vite e 4 muaj burg, pasi dyshohet se menaxhonte miliona euro të ardhura nga trafiku i drogës.

Burimi: La Stampa

08.05.2026. 20:03

Shqiptarë, kolumbianë dhe një “bankier” kinez, 103 vite burg bandës që pastroi 325 mln euro nga kokaina

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane ka goditur një organizatë kriminale ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave, ku të përfshirë rezultojnë shtetas shqiptarë dhe një financier kinez, i konsideruar si “truri” i skemës financiare.

Hetimet zbuluan se grupi trafikonte tonelata kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, ndërsa fitimet milionëshe pastroheshin përmes kompanive fantazmë dhe transfertave ndërkombëtare, përfshirë edhe Shqipërinë. Operacioni i koduar “Tornado”, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Brescias dhe Guardia di Finanza, përfundoi me dënimin e 15 personave me mbi 103 vite burg në total.

Sipas autoriteteve italiane, organizata kriminale vepronte në dy fronte kryesore, trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e të ardhurave kriminale përmes faturave fiktive dhe bizneseve fantazmë.

Hetimet zbuluan se rrjeti kishte trafikuar rreth 3 ton kokainë nga Kolumbia drejt Europës, duke përdorur Spanjën dhe Holandën si pika tranziti, ndërsa në Breshia ndodhej një nga bazat kryesore të magazinimit të drogës.

Në qendër të skemës financiare ishte 43-vjeçari me origjinë kineze, Lihe Hu, i cilësuar nga prokurorët si “bankieri i fshehtë” i organizatës. Ai u dënua me 5 vite e 4 muaj burg, pasi dyshohet se menaxhonte miliona euro të ardhura nga trafiku i drogës.

Sipas dosjes hetimore, paratë pastroheshin përmes transfertave nga Kina drejt llogarive bankare në Shqipëri, Spanjë dhe Brazil. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, grupi kriminal dyshohet se krijoi fatura false me vlerë rreth 325 milionë euro për të legalizuar fitimet e paligjshme.

Në skemë ishin përfshirë kompani fantazmë dhe biznese të përdorura për të fshehur origjinën e parave. Mes të dënuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë, Jurgen Havalja dhe Mariglen Beqja, të cilët u dënuan respektivisht me 13 vite e 4 muaj burg dhe 13 vite e 2 muaj burg. Sipas hetimeve, ata kishin rol kyç në transportin dhe magazinimin e kokainës në territorin italian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)