Zero minuta në Superiore, transferim i bujshëm i yllit të Elbasanit te New York Red Bulls në Amerikë
Edhe pse nuk ka debutuar në kampionatin shqiptar, Malik Odeyinka ka rënë në sytë e skautëve amerikanë të New York Red Bulls, që po investon te talentet e rinj me potencial për ekipin e parë në Major League Soccer.
Elbasani ëndërron titullin, por njëkohësisht shet edhe talentë. Klubi verdheblu ka arritur marrëveshjen me skuadrën amerikane New York Red Bulls për huazimin e sulmuesit Malik Odeyinka për një sezon, me të drejtë blerjeje. "Elbasani ka arritur marrëveshjen me New York Red Bulls për huazimin e Malik Odeyinka për 1 sezon me të drejtë blerje. Talenti nigerian do të aktivizohet me New York Red Bulls II në Major League Soccer Next Pro. Suksese Malik!", thuhej në njoftimin e klubit.
Futbollisti nga Nigeria do të jetë pjesë e New York Red Bulls II, skuadrës që garon në MLS NEXT Pro, kampionati i cili shërben për zhvillimin e talenteve të futbollit në SHBA. Ky transferim cilësohet si një hap i rëndësishëm në karrierën e 19-vjeçarit, i cili ende nuk ka debutuar me ekipin e drejtuar nga trajneri Gvozdenoviç në Kategorinë Superiore.
Por, edhe pse me zero minuta në kampionatin shqiptar, Odeyinka ka rënë në sytë e skautëve amerikanë të New York Red Bulls, që vijon strategjinë për të investuar te talentet e rinj me potencial për ekipin e parë në Major League Soccer. Sipas klubit amerikan, Odeyinka ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Red Bulls II, deri në fund të sezonit 2026 të MLS NEXT Pro, në pritje të vizës dhe regjistrimit zyrtar.
Foto: New York Red Bulls
Trajneri i ekipit, Dominik Wohlert, e ka vlerësuar sulmuesin duke u shprehur se ai është një “numër 9 i fortë fizikisht” dhe se sjell eksperiencë të rëndësishme profesionale për grupin. Para transferimit te Elbasani si lojtar pa kontratë, Odeyinka ka luajtur më herët me Alashkert në Armeni, ku ka regjistruar 12 paraqitje në kampionat dhe ka shënuar një gol. Po ashtu, ai ka luajtur edhe për FC Van, ku ka shënuar golin e parë në karrierë në barazimin 2-2 ndaj Alashkert më 29 mars 2026.
Në Kupën e Pavarësisë së Armenisë ka zhvilluar 4 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Karrierën si profesionist e ka nisur te Arsenal Tula në Rusi, ku ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Ai u bë lojtari më i ri që shënon për klubin në moshën 18 vjeç e 138 ditë, pas golit vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Ural më 16 shtator 2024.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Oferta financiare konsiderohet mjaft e lartë për një rol të tillë. Pagesa totale arrin në 50 mijë dollarë, që përkthehet në rreth 1,282 dollarë në ditë ose afro 480 dollarë për çdo ndeshje të ndjekur.
Sjellja e tij jashtë fushës ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët madrilenë. Sulmuesi francez së fundmi kaloi disa ditë pushimi në Sardenjë, gjatë periudhës së rikuperimit nga dëmtimi në muskujt e kofshës.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Fillimisht peticioni “Mbappe ik” synonte të mblidhte 200,000 nënshkrime, por pakënaqësia me sulmuesin duket e madhe, pasi në më pak se 24 orë, më shumë se 12 milionë njerëz e kanë nënshkruar atë.
Ish-basketbollisti i kombëtares së Republikës Domenikane, Dagoberto Peña, është dënuar në Shtetet e Bashkuara me 60 vite burg për krime të rënda që lidhen me abuzimin seksual ndaj të miturve.
Ideja për këtë takim ka ardhur nga vetë mbrojtësi shqiptar, i cili ka dashur të përshëndetet me shokët e ekipit përpara përfundimit të kontratës së tij, më 30 qershor.
Komente (0)