PD ndryshon skenarin e protestës: Nuk ka podium dhe fjalime, nis direkt marshimin në kryeqytet

Nis në orën 19:00. Përpara godinës së Kryeministrisë nuk është vendosur podium, çka sinjalizon se këtë herë nuk do të ketë fjalime nga drejtuesit politikë.

08.05.2026. 12:14

PD ndryshon skenarin e protestës: Nuk ka podium dhe fjalime, nis direkt marshimin në kryeqytet

Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 19:00 protestën e radhës në Tiranë, përpara Kryeministrisë. Ky tubim vjen në një kohë kur kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditët e fundit se opozita ndodhet në një moment vendimtar politik.

Burime pranë organizatorëve të opozitës kanë bërë me dije se formati i protestës është rishikuar. Përpara godinës së Kryeministrisë nuk është vendosur podium, çka sinjalizon se këtë herë nuk do të ketë fjalime nga drejtuesit politikë.

Sipas këtyre ndryshimeve, tubimi pritet të nisë direkt me lëvizje dhe marshim, duke shmangur qëndrimin në një skenë të përqendruar si në protestat e mëparshme. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të posaçme për mbarëvajtjen e protestës dhe ka publikuar planin e kufizimeve të qarkullimit në kryeqytet.

Prej mesnatës së kaluar është ndaluar parkimi dhe lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e “Urës së Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”. Ndërsa nga ora 15:00 e ditës së sotme dhe deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet qarkullimi në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në disa rrugë kryesore përreth, përfshirë “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)