Koncert shqiptaro-amerikan në Tiranë, VanHorn: Jemi aleatë dhe miq të ngushtë
Java Amerikane e Kulturës, Orkestra e Forcave të Armatosura të Shqipërisë performoi së bashku me grupin muzikor “Flagship” të Forcave Detare të SHBA-së për Europën dhe Afrikën.
Në Tiranë u zhvillua një koncert i përbashkët mes Orkestrës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe grupit muzikor “Flagship” të Forcave Detare të SHBA-së për Europën dhe Afrikën. Eventi u organizua në kuadër të Javës Amerikane të Kulturës.
Mbrëmja mblodhi përfaqësues të institucioneve, diplomatë, ushtarakë dhe qytetarë, duke u kthyer në një event simbolik të bashkëpunimit kulturor dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn vlerësoi bashkëpunimin artistik si një pasqyrim të partneritetit mes dy shteteve.
“Sonte sjellim në skenë grupin ‘Flagship’ së bashku me Orkestrën e Forcave të Armatosura Shqiptare. Dy formacione ushtarake të nivelit të lartë, të bashkuara në një performancë të vetme”, tha ajo gjatë fjalës së saj. VanHorn e lidhi aktivitetin edhe me nismën “Freedom 250”, që shënon 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, duke e cilësuar atë si një ftesë për vendet partnere që të ndajnë vlerat e lirisë dhe bashkëpunimit.
Foto: Ambasada e SHBA
“Është një mundësi për të reflektuar mbi historinë dhe vlerat që ndajmë, përfshirë lirinë dhe mundësitë për zhvillim”, u shpreh ajo. Sipas diplomates amerikane, marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk kufizohet vetëm në diplomaci, por shtrihet edhe në kulturë, mbrojtje dhe bashkëpunim afatgjatë.
“Kjo nuk është thjesht një mbrëmje muzikore. Është një dëshmi e partneritetit tonë si aleatë dhe miq të ngushtë”, theksoi VanHorn. Koncerti u organizua në bashkëpunim me institucione shqiptare, duke përfshirë Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, dhe u shoqërua me performanca të përbashkëta muzikore që sollën një atmosferë festive në kryeqytet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ngriti tonet në Kuvend, duke lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Pelesh. Ai tha se ky i fundit duhet ta detyronte Ramën që të paraqitej në Kuvend, për të dhënë llogari për interpelancat e kërkuara nga opozita.
Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime dramatike të trupit brenda javësh. Ato tregojnë trupa të skalitur, imazhe mbresëlënëse para dhe pas dhe pretendojnë se mund të dukeni vite më të rinj duke ndjekur një rutinë të thjeshtë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se do t'i "sjellë personalisht një hot dog dhe një Coca-Cola" kujtdo që blen një biletë për finalen e Kupës së Botës për 2 milionë dollarë.
Nis në orën 19:00. Përpara godinës së Kryeministrisë nuk është vendosur podium, çka sinjalizon se këtë herë nuk do të ketë fjalime nga drejtuesit politikë.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 193 lekë për litër, duke e ulur me 3 lekë nga çmimi i mëparshëm prej 196 lekë për litër. Çmimi i benzinës zbret në 179 lekë për litër.
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një paketë amendamentesh për ndryshime në Kodin Rrugor, propozimet synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe ashpërsimin e masave ndaj shkeljeve të rënda.
Një grup prej të paktën 5-6 personash ka shkuar në vendngjarje me qëllimin për të konfliktuar me një tjetër person që ndodhej në lokal, madje dyshohet se situata ka nisur si tentativë për rrëmbim.
Rekomandohet të shmangen zonat ku ka protesta, qytetarët të jenë vigjilentë ndaj situatës përreth, të ndjekin informacionet e mediave lokale, të kenë një plan emergjence apo rrugë alternative largimi dhe të ruajnë një profil të ulët.
Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 22:00 të datës 8 maj, është bërë e ditur se tragetet ndërkombëtare do të vijojnë aktivitetin normalisht.
Lulëzim Tabaku, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për çështje pronësie, një grup personash është paraqitur në karburantin në pronësi të vëllezërve Ismaili.
Pas mesditës, reshjet do të shtrihen gradualisht në të gjithë territorin, kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa në periudha të shkurtra priten edhe shtrëngata lokale.
Komente (0)