Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e datës 8 maj 2026 uljen e çmimit të naftës dhe benzinës në tregun me pakicë dhe shumicë. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 193 lekë për litër, duke e ulur me 3 lekë nga çmimi i mëparshëm prej 196 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi me shumicë nuk do të jetë më shumë se 181 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është caktuar në jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 167 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi në orën 13:30 të ditës së sotme dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku mund të ketë ndryshime të reja sipas lëvizjeve në treg.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm dhe çdo shkelje do të shoqërohet me masa, përfshirë pezullimin e aktivitetit. Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë deklaruar angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS:
Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)