Karriera e Kylian Mbappe te Real Madridi, deri më tani, nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Edhe pse 27-vjeçari ka shënuar 85 gola në 100 paraqitje që nga transferimi në Bernabeu, spanjollët janë gati për një sezon të dytë radhazi pa ngritur titullin e La Ligës ose Ligën e Kampionëve.
Për një klub me 36 tituj kampioni dhe 15 Kupa Evropiane, kjo thjesht nuk është mjaftueshëm mirë.
Me frustrimin e tifozëve dhe thashethemet për trazira në dhomat e zhveshjes, sezoni i dytë i vështirë i Mbappe në kryeqytetin spanjoll po rëndohet edhe më tepër, pasi një peticion që bën thirrje për largimin e francezit është përhapur me shpejtësi në mediat sociale, duke i inkurajuar tifozët të kërkojnë ndryshime dhe të veprojnë në lidhje me të ardhmen e lojtarit në klub.
Fillimisht peticioni “Mbappe ik” synonte të mblidhte 200,000 nënshkrime, por pakënaqësia me sulmuesin duket e madhe, pasi në më pak se 24 orë, më shumë se 12 milionë njerëz e kanë nënshkruar atë.
Ndërsa nuk ka asnjë mënyrë për të ditur se sa nga ata që kanë klikuar në peticionin online janë në të vërtetë tifozë të Real Madridit, reagimi ka ardhur në një kohë delikate.
Mbappe aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë që pësoi në fund të prillit kundër Real Betis, duke vënë në dyshim paraqitjen e tij në El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës, ndeshje të cilën ‘Los Blancos’ duhet ta fitojnë për të parandaluar Katalanasit të ngrejnë kupën përpara syve të tyre.
Sulmuesi francez mori pushim javën e kaluar dhe vendosi të udhëtonte për në Sardenjë gjatë periudhës së tij të rikuperimit. Ishte një udhëtim që, ndërsa u miratua nga klubi, nuk u prit mirë nga fansat e Realit duke pasur parasysh kohën.
Fotografitë e tij në një jaht dolën afërsisht në të njëjtën kohë kur Reali po luante kundër Espanyol dhe trajneri Alvaro Arbeloa e mbrojti duke thënë se “në kohën e tij të lirë, Mbappe mund të bëjë çfarë të dojë, si çdo lojtar tjetër”.
Megjithatë, pakënaqësia çoi në aksionin e organizuar të tifozëve, ku kërkohët largimi i francezit nga Madridi.
Përveç pikëpyetjeve rreth angazhimit të tij, ka edhe pretendime për tension në dhomat e zhveshjes dhe frustrim që flluskojnë nën sipërfaqe. Përfaqësuesit e Mbappe lëshuan një deklaratë për median këtë javë duke thënë se çdo kritikë "nuk pasqyron realitetin e angazhimit dhe punës së përditshme të Kylian për ekipin".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)