Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se forcat ushtarake kanë neutralizuar një anijeje cisternë me flamur iranian, e cila dyshohej se po përpiqej të shkelte bllokadën e vendosur ndaj porteve iraniane.
Sipas Komandës Qendrore amerikane, anija pa ngarkesë po lundronte drejt një porti iranian në momentin e ndërhyrjes, kur forcat amerikane neutralizuan sistemin e drejtimit të saj për të ndaluar lëvizjen e mëtejshme.
Nuk janë dhënë detaje të tjera për gjendjen e ekuipazhit apo dëme të mundshme në anije.
Në një raport paralel, media amerikane “Washington Post” ka bërë të ditur se sulmet ajrore iraniane kanë shkaktuar dëme në mbi 200 objekte ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit, përfshirë infrastrukturë ushtarake, depo karburanti dhe sisteme radarësh.
Sipas analizës, kërcënimi nga sulmet ka detyruar SHBA-në të reduktojë praninë e trupave në disa baza të rajonit, duke i zhvendosur pjesërisht për arsye sigurie.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të mbajnë qëndrime të forta ushtarake në zonë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)