Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë nr. 5 në Tiranë, ku ka komentuar zhvillimet politike dhe raportin e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian evidentoi përpjekje për të dobësuar mbikëqyrjen parlamentare dhe për të penguar punën e opozitës, përmes përjashtimeve të deputetëve dhe mungesës së transparencës në Kuvend.
Një pjesë të madhe të fjalës së tij, ish-kryeministri ia kushtoi edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrit Edi Rama, duke i akuzuar për korrupsion dhe ndikim në institucionet shtetërore. Ai pretendoi se emrat e tyre përmenden në raportet ndërkombëtare dhe se vendime të caktuara politike po vonohen në mënyrë të qëllimshme.
“Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian rikujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kornizës së duhur kushtetuese për të siguruar funksionimin e institucioneve demokratike. Thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret rreptësisht në përputhje me dispozitat kushtuese dhe procedurat ligjore të vendosura pa ndërhyrje politike dhe pa vonesë të pajustifikueshme.
Tre muaj Edi Rama, duke u bërë avokat i shpërfytyruar i vjedhjeve të tij dhe duke menduar se shqiptarët janë budallenj dhe nuk e kuptojnë se nuk po mbronte Belindën, por po mbronte veten e tij. Fraza për ndërhyrje politike dhe pa vonesë të justifikuar është pra goditje direkte për Edi Ramën, i cili ka ndërhyrë politikisht, ka vonuar sa ka mundur.
Dhe Belindën sigurisht. Tani jemi këtu, çfarë tregon kjo gjuhë këtu? Kjo gjuhë tregon se nëntë vende të BE kanë ngritur zërin për raportin e ndërmjetëm të themeloreve, të këtyre proceseve, të shtetit ligjor, të zgjedhjeve, të parlamentit dhe me radhë”, u shpreh Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)